Home / Kryesoret / ”Tigrat” maqedonas lavdërohen edhe pse e humbën luftën kundër UÇK-së

”Tigrat” maqedonas lavdërohen edhe pse e humbën luftën kundër UÇK-së

Ish gjenerali maqedonas Stojançe Angellov, para disa orësh ka publikuar një videoxhirim ku shihen qartë pjestarët e forcave speciale maqedonase, “Tigrat” të cilët gjatë muajit maj të vitit 2002 u shfaqën para ish kryeministrit Lupço Georgievski duke demostruar përgaditjet e tyre fizike dhe me armë të ndryshme.

Sipas ish gjeneralit Angellov bëhet fjalë për çetën luftarake dhe ekipin minahedhës “Bëhu Tigër” të cilët me armë kallashnikov dhe armë tjera demostronin forcën e tyre dhe pregaditjen për të luftuar kundër ish pjestarëve të UÇK-së si një vit më parë në vitin 2001, shkruan Zhurnal.

Ndryshe në vitin 2001 gjatë konfliktit maqedono-shqiptarë, forcat maqedonase të sigurisë pësuan një humbje të madhe nga ish pjestarët e UÇK-së, dhe për shkak të kësaj situate u arrit marrëveshja e Ohrit e cila i dha fund konfliktit të armatosur.

Më poshtë mund të ndjekni videon e publkuar nga Stojançe Angellov
https://www.facebook.com/stojance.angelov

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *