Home / Kryesoret / Tiranë, 21-vjeçari i vjedh Benz-in qytetarit, 30 minuta ndjekje spektakolare nga policia

Tiranë, 21-vjeçari i vjedh Benz-in qytetarit, 30 minuta ndjekje spektakolare nga policia

Policia e Tiranës ka mundur të arrestojë një 21-vjeçar, i cili i vodhi makinën një qytetari me iniciale K.D 58 vjeç. I arrestuari është Musa Xhauri, i cili vodhi makinën Mercedes Benz me targa ‘DR 6369 C’ dhe u kap pas 30 minutash nga policia.

Ngjarja

Pasi i riu i vodhi automjetin, pronari i makinës njoftoi tek 129 se në Marikaj i kanë marrë mjetin e tij. Menjëherë u ngritën pika kontrolli.

Policia ka identifikuar vendodhjen e mjetit se bashku me autorin e vjedhjes dhe menjëherë është vënë në ndjekie të tij. Pas një ndjekje prej 30 minutash, u bë e mundur ndalimi i mjetit së bashku me autorin, nga shërbimet e komisariatit të policisë nr.6 në mbikalimin e Kamzës.

Drejtuesi i mjetit për t’i shpëtuar ndjekies së policisë ka qarkulluar me shpejtësi të madhe.  Për pasojë afër mbikalimit, automjeti ka dalë nga rruga, por autori i vjedhjes nuk ka pësuar dëmtime dhe ka tentuar të largohet, por është arrestuar nga policia.

Gjithashtu lexo

Aksidentohen dy autobusë dhe dy makina, 15 të lënduar në Strumicë

15 persona janë lënduar dje në një aksident rrugor në rrugën lokale në fshatin Bansko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *