Home / Kryesoret / “Titanik” rasti i parë i PSP-së, kërkohet arrest për tetë persona

“Titanik” rasti i parë i PSP-së, kërkohet arrest për tetë persona

Rasti i parë për të cilin Prokuroria Speciale Publike (PSP) hapi procedurë hetimore është “Titanik”, ndërsa ka të bëjë me veprat lidhur me zgjedhjet, njoftoi sot prokuroja publike speciale Katica Janeva.

Prokuroja Fatime Fetai në pres konferencën e PSP-së theksoi se është hapur procedurë hetimore për shoqërim kriminal, shkeljen e të drejtës zgjedhore, rryshfet gjatë zgjedhjeve, shkatërrimin e materialeve zgjedhore dhe keqpërdorimin e mjeteve për fushatën zgjedhore në vitin 2012. Citoi se ministrat e Punëve të Brendshme, të Transportit dhe Lidhjeve dhe sekretari i qeverisë së atëhershme, si dhe persona të tjerë, e kanë shfrytëzuar ndikimin dhe në shkallë lokale dhe shtetërore kanë krijuar grup për kryerjen e veprës penale, që të mundësojnë fitore të një partie të caktuar politike në zgjedhjet.

Prokuroria speciale sot parashtroi kërkesë për arrestimin e tetë personave, por nuk saktësohet se për cilët bëhet fjalë. Një person tashmë është arrestuar dhe është nxjerrë para gjykatës.

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *