Home / Sport / Tottenham kalon Fiorentinën, tuje edhe Dortmundi e Sevilla

Tottenham kalon Fiorentinën, tuje edhe Dortmundi e Sevilla

Tottenham Hotspurs ka arritur të triumfojë në ndeshjen kthyese ndaj Fiorentinës për të kaluar tutje në Ligën e Evropës.

Skuadra angleze që në ndeshjen e parë kishte barazuar 1:1 në Itali, fitoi me rezultat 3:0 për të vazhduar edhe më tej garën.

Mesfushori Ryan Mason shënoi golin e parë në minutën e 25-të të ndeshjes pas një asistimi nga Dele Alli.

Golin e dytë dhe të kualifikimit për londinezët e shënoi ish-anëtari i Romës, Erik Lamela pasi kishte kaluar një orë lojë, ndërsa të fundit në këtë takim e shënoi mbrojtësi i Fiorentinës, Gonzalo Rodriguez në portën e tij për rezultatin 3:0.

Kështu Fiorentina e Paulo Sousës eliminohet menjëherë pas fazës së grupeve nga Liga e Evropës dhe tani të gjitha forcat do t’i ketë në kampionat.

Kualifikimin e ka siguruar edhe Borussia e Dortmundit pas fitores 0:1 si mysafire e Portos dhe me rezultat të përgjithshëm 3:0 është kualifikuar tutje.

Ndërkohë për në raundin tjetër është kualifikuar edhe Sevilla edhe pse ka humbur 1:0 nga Molde, por fitorja në ndeshjen e parë 3:0 i ka siguruar kualifikimin spanjollëve.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *