Home / Lajme / Botë / Toyota tërheq 2.9 milionë SUV automjete për shkak të rripit të sigurisë
TOKIO (AA) – Toyota të enjten bëri të ditur se ka tërhequr 2.9 milionë SUV automjete, në mesin e të cilëve edhe mbi 1.1 milionë makina të shitura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), për shkak të mundësisë se rripi i sigurisë nuk shërben gjatë përplasjes. ( Mehmet Kaman - Anadolu Ajansı )

Toyota tërheq 2.9 milionë SUV automjete për shkak të rripit të sigurisë

Toyota të enjten bëri të ditur se ka tërhequr 2.9 milionë SUV automjete, në mesin e të cilëve edhe mbi 1.1 milionë makina të shitura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), për shkak të mundësisë se rripi i sigurisë nuk shërben gjatë përplasjes, raporton Anadolu Agency (AA).

Prodhuesi japonez i automobilave njoftoi se tërheqja përfshin modelet RAV4 të prodhuara nga viti 2005 deri në vitin 2014, modeli elektrik RAV4 nga viti 2012 deri në vitin 2014, të cilat janë shitur në Amerikën Veriore dhe modeli Vanguard nga viti 2005 deri në vitin 2016, të cilat janë shitur në Japoni.

Kompania thekson se do të shtohet kapak plastik në kornizën metalike dhe se këtë do ta bëjë falas për të gjithë klientët.

Përveç 1.1 milionë automjeteve të tërhequra në SHBA, janë tërhequr edhe 650 mijë automjete në Evropë, 434 mijë në Kinë, 177 mijë në Japoni.

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *