Home / Kryesoret / Tronditet Prilepi: Gjenden të vdekur një burrë dhe një grua

Tronditet Prilepi: Gjenden të vdekur një burrë dhe një grua

Tronditet Prilepi, dje janë gjetur të vdekur dy persona, një burrë dhe një grua.

Dje rreth orës 7.00 në Prilep në një shtëpi që ndodhet në rrugën ” Aleksandri i Maqedonisë”, u gjet e vdekur L.J (64) nga Prilepi.

Pas lajmërimit të E.T.SH. se më shumë se disa ditë nuk mund të kontaktojë me tezen e saj, punonjësit e policisë me dhunë kanë hapur derën e përparme e shtëpisë dhe brenda gjetën të vdekur gruan 64 vjeçare, transmeton TetovaSot

Ekipi i ndihmës mjekësore ka vërtetuar se vdekja ka ndodhur dhjetë ditë më parë.

Me urdhër të Prokurorit mbi trupin e të ndjerës do të bëhet autopsi.

Poashtu dje rreth orës 16.00 në rrugën “Trajko Nikollovski,” tek garazhat e NPK “Komunalec” përgjatë bregut të lumit është gjetur trupi i një mashkulli në fazën e dekompozimit. Trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *