Home / Lajme / Botë / Turqi, gjatë aksioneve antiterroriste vriten 20 terroristë
ANKARA (AA) – Në kuadër të aksionit antiterrorist pjesëtarët e forcave turke të sigurisë të drejtuara kundër operacioneve terroriste të PKK-së në Idlib, në juglindje të Turqisë, janë vrarë 20 terroristë, bëri të ditur Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë. ( Stringer - Anadolu Ajansı )

Turqi, gjatë aksioneve antiterroriste vriten 20 terroristë

Në kuadër të aksionit antiterrorist pjesëtarët e forcave turke të sigurisë të drejtuara kundër operacioneve terroriste të PKK-së në Idlib, në juglindje të Turqisë, janë vrarë 20 terroristë, bëri të ditur Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në këtë mënyrë numri i terroristëve të vrarë në aksionet e filluara më 18 shkurt të këtij viti, është rritur në 47.

Gjatë aksionit është konfiskuar një sasi e madhe e armëve të zjarrit, mjeteve shpërthyese, municionit dhe pajisjeve të tjera.

Pjesëtarët e forcave të sigurisë të Turqisë kanë shkatërruar edhe 21 mjete shpërthyese, ku ky numër, që nga fillimi i aksioneve është rritur në 126. Në Sanliurf, po ashtu në juglindje të Turqisë, janë arrestuar dy pjesëtarë të PKK/PYD-së.

Ata me vete mbanin edhe armë zjarri, tetë bomba dore, sasi të municionit dhe pajisje shtesë.

Në qytetet mbarë Turqisë, në mesin e të cilave gjenden Agri, Mardin, Manisa, Gaziantep dhe Hakkari, për shkak të “pjesëmarrjes në organizatë të armatosur terroriste” janë arrestuar pesë persona, ndërsa në Sirnak, në juglindje të Turqisë është arrestuar një person për shkak të ndihmesës dhe ofrimit të strehimit të pjesëtarëve të organizatës seperatiste.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *