Home / Lajme / Botë / Turqi, rrëzohet një mjet ajror amerikan pa pilot
ADANË (AA) - Një mjet ajror pa pilot është rrëzuar sot në qytetin turk Adana. ( Ömer Yıldız - Anadolu Ajansı )

Turqi, rrëzohet një mjet ajror amerikan pa pilot

Një mjet ajror pa pilot është rrëzuar sot në qytetin turk Adana, raporton Anadolu Agency (AA).

Në bazë të informacioneve të disponueshme fluturakja pa pilot është rrëzuar mbi një livadh në vendin Dogankent. E njëjta kishte fluturuar mbrëmë nga baza ajrore në Incirlik.

Pas rrëzimit të fluturakes pa pilot, ekspertët amerikan dolën në vendngjarje ku filluan një hetim lidhur me rastin.

Dëshmitari okular, Mehmet Bayram, i tha gazetarit të AA-së se kishte parë një dritë se si rrëzohet nga qielli.

“Pas kësaj dëgjova një shpërthim. Në vendngjarje arriti policia. Erdhën edhe ekspërtë amerikanë të cilët bënin hetime”, tha Bayram.

Njëri nga zyrtarët në bazën ajrore Incirlik, konfirmoi se bëhet fjalë për fluturake amerikane pa pilot.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *