Home / Lajme / Botë / Turqi, rrokullisen dy autobusë në Kayseri, 69 të plagosur
KAYSERI (AA) – Të paktën 69 persona u plagosën në dy aksidente trafiku në të cilat dy autobusë pasagjerësh u rrokullisën në rrugën me ngrica në krahinën qendrore të Turqisë Kayseri. ( Yakup Bakar - Anadolu Ajansı )

Turqi, rrokullisen dy autobusë në Kayseri, 69 të plagosur

Të paktën 69 persona u plagosën në dy aksidente trafiku në të cilat dy autobusë pasagjerësh u rrokullisën në rrugën me ngrica në krahinën qendrore të Turqisë Kayseri, raporton Anadolu Agency (AA).

Aksidenti i parë ka ndodhur sot në mëngjes kur në rrugën me ngrica u rrokullis autobusi me pasagjerëve i linjës së rregullt Kayseri – Malatya. Me këtë rast 14 vetë u plagosën.

Aksidenti tjetër ka ndodhur shumë shpejtë pas kësaj në të njëjtën rrugë dhe vetëm një kilometër larg. Po ashtu edhe ky autobus pasagjerësh u rrokullis ku u plagosën 55 persona.

Të gjithë 69 të plagosurit u transportuan në spitalet e afërta në Kayseri dhe asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *