Home / Lajme / Botë / Turqi, sulmohen selitë e dy mediave në Stambol
STAMBOLL (AA) - Persona të maskuar kanë sulmuar me armë zjarri dhe koktej molotovi selitë e gazetave Jeni Shafak dhe Jeni Akit në Stamboll të Turqisë. ( Berk Özkan - Anadolu Ajansı )

Turqi, sulmohen selitë e dy mediave në Stambol

Persona të maskuar kanë sulmuar me armë zjarri dhe koktej molotovi selitë e gazetave Jeni Shafak dhe Jeni Akit në Stamboll të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sisas informacioneve të marra mësohet se 5 persona me maska kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë hedhur shishe me koktej molotovi në hyrjen e selisë së gazetës Jeni Shafak e cila ndodhet në zonën Bajrampasha të Stambollit. Pasi janë vërejtur nga rojet e sigurisë të dyshuarit janë larguar nga rruga që lidh Aksaraj-Otogar para selisë.

Gjithashtu mësohet se zjarri i shkaktuar nga molotovi është shuar menjëherë nga rojet e sigurisë.

Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e zjarrfikëse dhe policisë të cilët sipas inspektimeve te kryera në vendngjarje para objektit kanë gjetur shishe të tjera me koktej molotovi benda një çante, gëzhojat e plumbave dhe një shkrepëse që u ka rënë të dyshuarve.

Ndër të tjera mësohet se në të nëjtën kohë është kryer një sulm me armë dhe koktej molotovi edhe ndaj selisë së gazetës Jeni Akit në rajonin Kuçukçekmece të Stambollit. Personat e dyshuar me maska të cilët kanë mbërritur në hyrjet e parkingut prapa ndërtesës kanë hedhur molotov ndaj automjeteve në parking dhe kanë qëlluar me armë zjarri selinë e medias.

Të dyshuarit theksohet se menjëherë pas sulmit janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Në inspektimet e policisë e cila ka mbërritur në vendngjarje janë gjetur një numër i madh i gëzhojava në rrugën e cila ndodhet pas ndërtesës.

Gjithashtu theksohet se ekipet e policisë kanë marrë masa të gjera të sigurisë përreth dy selive të gazetava si dhe kanë nisur punimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të dyshuar.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori, administrata në dy ndërrime

Pas dy javësh, qytetarët edhe pas orës 16 do të mund të nxjerrin, certifikatën e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *