Home / Kryesoret / U vendos gurrëthemeli i kryqit në Butel

U vendos gurrëthemeli i kryqit në Butel

Në këto momente ka filluar ceremonia e vendosjes së gurrëthemelit të kryqit në komunën e Butelit, ndërsa para të pranishmive u drejtua kryetari i Kongresit Maqedonas, Todor Petrov. Ai tha se 70 për qind e popullatës në Komunën e Butelit është me përkatësi fetare krishtere dhe se edhe në vende tjera do të vendosin kryqe

“Kryqi financohet nga kongresi dhe i jepet në pronësi komunës. Ju të rinj ju bëj thirrje që të mbroni të drejtat tuaja”, ka thënë Todorov,

Në ceremoninë e hedhjes së gurrëthemelit vërehet prania e disa funksionarëve të VMRO-DPMNE-së, në mes tyre edhe të kryetarit të Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, Dime Spasov, Vlladimir Peshevski.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *