Home / Kryesoret / Uashingtoni porosit Shkupin: Mos nxitoni me datën e zgjedhjeve!

Uashingtoni porosit Shkupin: Mos nxitoni me datën e zgjedhjeve!

“Përgatitjet për zgjedhjet nuk duhet të jenë të shpejtuara. I inkurajojmë ligjdhënësit që ta marrin parasysh vlerësimin e djeshëm (të ambasadave të BE-së dhe SHBA-ve në Shkup, v.j.) dhe të shqyrtojnë mundësinë për caktimin e një date të re të zgjedhjeve. Megjithëse koha është e shkurtër, ende ka kohë që liderët të reagojnë para shpërbërjes së caktuar paraprakisht të Parlamentit më 24 shkurt, në mënyrë që të sigurohet se kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve valide do të plotësohen”.

Kështu për Servisin në gjuhën maqedonase të Zërit të Amerikës ka deklaruar një përfaqësues i Departamentit amerikan të Shtetit, duke përkujtuar vlerësimin e ambasadave të SHBA-ve dhe BE-së, se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike më 24 prill.

“SHBA-të, në koordinim me BE-në, do të vazhdojnë t’i përkrahin përgatitjet për zgjedhje, posaçërisht punën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, si dhe nevojën për reforma urgjente në sferën e medias dhe më gjerë”, thuhet në deklaratën me shkrim të përfaqësuesit të State Departmentit.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *