Home / Kryesoret / UEJL u kundërpërgjigjet profesorëve

UEJL u kundërpërgjigjet profesorëve

Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), i themeluar këtu e 15 vite më parë, është prurja më dinamike e cilësisë së mësimdhënies dhe promovimit të diversitetit gjuhësor e kulturor, ide kjo e mbështetur fuqishëm edhe nga  një sens i lartë yni dhe menaxhimit bashkëkohor. Por, gjithsesi krejt kjo u jetësua nëpërmjet investimit prej më shumë se 35 milionë euro donacion i vendeve të Bashkimit Evropian, vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, OSBE-se dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të krijuar një infrastrukturë fizike moderne, por edhe për të përkrahur aktivisht krijimin dhe zhvillimin e resurseve njerëzore me këmbim të dyanshëm me universitetet ndërkombëtarë nga vendet donatore.

Gjatë gjithë kësaj kohe, UEJL, arriti me sukses të krijojë infrastrukturën akademike, me programe të përgatitura me komisione të përbashkëta të profesorëve vendorë dhe ndërkombëtarë. Në këtë fazë, duke u rritur në çdo vit me staf dhe studentë, u instaluan përvoja të reja në teknologjitë e mësimit dhe administrimit akademik, të gjitha këto duke ndjekur dinamikën e reformimit të arsimit të lartë evropian drejt krijimit të instrumenteve për transparencë ndërkombëtare të dijeve dhe kompetencave të arritura. Prandaj, UEJL asnjëherë nuk do ta harrojë kontributin që ka dhënë dhe vazhdon ta japë Universiteti i Prishtinës përmes kuadrove të tij, me të cilin universitet edhe sot e kësaj dite sa vjen e thellohet bashkëpunimi i ndërsjellë. Pra, UEJL vazhdon të jetë model i arsimit të lartë në Maqedoni dhe rajon, kurse Universiteti i Prishtinës ishte një arsye më shumë që të vazhdojmë me këmbëngulje të realizojmë misionin tonë, duke bërë që edhe tregu ta njohë vlerën e të diplomuarve tanë.

UEJL dhe i gjithë stafi akademik i janë shumë mirënjohës kontributit dhe kujdesit të vazhdueshëm të kolegëve nga Universiteti i Prishtinës dhe vlera e tyre matet me trashëgiminë e pasur akademike që lanë prapa. Në UEJL, sot ka docentë dhe profesorë në fushat ku ata kanë vepruar dhe vazhdojnë të kontribuojnë në mënyrë aktive në kahe të reja drejt standardeve të matshme ndërkombëtare.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *