Home / Kryesoret / USHT dërgon në Kushtetuese vendimin e Ministrisë së Arsimit

USHT dërgon në Kushtetuese vendimin e Ministrisë së Arsimit

Universiteti Shtetëror i Tetovës do të dërgoj në gjykatën kushtetuese vendimin e Ministrisë së Arsimit për mbylljen e fakultetit të shkencave të zbatuara. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të senatit dhe sipas zëdhënësit Selam Sulejmani është në përputhje me statusin e USHT-së.

“Senati i universitetit si organi më i lartë vendimmarrës në këtë institucion të arsimit të lartë në gjuhën shqipe të arsimit në Republikën e Maqedonisë, edhe në të kaluarën edhe kësaj radhe por edhe në të ardhmen do të mbaj takime të cilat janë në përputhje me statutin e Universitetit. Edhe kësaj radhe ne kemi zhvilluar një takim me senatorët, Senati ka sjell vendim në përputhje me statutin me rregulloret tjera në fuqi dhe vendimi është në mbrojtje të interesave të Universitetit tonë”, deklaroi Selam Sulejmani, Zëdhënës i USHT-së.

Lënda në gjykatën kushtetuese do të dërgohet pas kompletimit nga ekspertët juridik. Ditë më parë profesori i fakultetit juridik Mersim Maksuti tha se vendimi për mbylljes e fakultetit ishte antikushtetues për shkak se ligji është sjellë me procedurë të shpejtuar dhe duke mos respektuar nenin 40 të Ligjit për arsim të lartë, i cili kërkon që vendimet për mbylljen e një fakulteti fillimisht të dërgohen për të marrë mendim edhe nga Senati i Universitetit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *