Home / Kryesoret / USHT në bashkëpunim me kompaninë Google Inc. organizoi garën studentore ,,Hackathon”

USHT në bashkëpunim me kompaninë Google Inc. organizoi garën studentore ,,Hackathon”

Në Universitetin Shtetëror të Tetovës, kompania Google Inc. para studentëve dhe stafit akademik prezantoi mundësitë të cilat i ofron për studentët, profesorët, universitetet dhe bizneset e sferës së teknologjisë. Në suaza të projektit “Google you future”, të mbështetur nga kompania gjigande e teknoligjisë Google inc. dhe Universitetit Shtetëror të Tetovës, me suksese u realizua gara studentore e ashtuquajtur “Hackathon”, ku studentë të shumtë të 10 universiteteve të vendit dhe rajonit i prezantuan idetë e tyre inovative softuerike, si dhe robotë që lehtësojnë punën e njerëzimit. Gjithsejt u prezantuan 35 projekte, shumica e projekteve u prezantuan në grup nga dy studentë para komisionit në përbërje: Doc. dr. Festim Halili nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, Prof. dr. Blerim Rexha nga Universiteti i Prishtinës, Prof. dr. Ivan Chorbe nga Universiteti ,,Shën Kirili dhe Metodi” i Shkupit, Doc. dr. Blagoj Delipetrev nga Universiteti ,,Goce Dellcev” i Shtipit dhe Doc. dr. Adrian Besimi nga Universiteti i Evropës Juglindore.

Pas përfundimit të garës “Hackathon” u mbajt edhe manifestimi qendror ku u ndanë çmimet për tre punimet më të mira pas vlerësimeve të jurisë. Të pranishmëve në auditor, me fjalë rasti ju drejtua Prorektori për Arsim dhe Shkencë i USHT-së, Prof. dr. Reshat Qahili, i cili tha se krahas realizimit të suksesshëm të procesit mësimor-shkencor në Universiteti Shtetëror i Tetovës, i mirëpret organizimet e këtilla, sepse përmes aktiviteteve të kësaj natyre arrijmë t’i njohim më mirë vlerat tona të përbashkëta që i posedojmë në shumë lëmi shkencore, vlera këto që na legjitimojnë përpara botës së qytetëruar, të cilës mund t’i imponohemi vetëm me arritje të mirëfillta në të gjitha fushat e dijes. “Sot, universitetet dhe kompanitë serioze ndërkombëtare, siç është gjiganti i teknologjisë së avancuar Google, me angazhimet dhe iniciativat e tyre, gjithmonë bëjnë përpjekje dhe hapa konkret, për të përmbushur objektivat, për edukim dhe arsimim, për risi në fushat që operojnë, duke vënë në lëvizje kapacitetet kadrovike dhe për të bërë reforma në përputhje me kohën dhe realitetin bashkëkohor. Vetëm përmes investimeve dhe studimeve të mirëfillta shkencore, të rinjtë tanë do të rreshtohen, përkatësisht do të konkurrojnë mes tyre, me ide, dituri, rezultate dhe eksperienca shkencore”, tha Prorektori për Arsim dhe Shkencë i USHT-së, Prof. dr. Reshat Qahili.

Fituesja e vetme e bursës së Google, Mr.sc. Merita Kasa Halili, e cila njëherit është asistente në departamentin e Informatikës, theksoi se ky projekt ka qenë një sfidë dhe provokim kohe. Ajo e falënderoi udhëheqësinë e universitetit për ndihmën e pa rezervë që ka dhënë që ky projekt të bëhet realitet, duke shtuar se bashkëpunimi me kompaninë Google do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllim që USHT-ja të ketë një partner të rangut të lartë në fushën e teknologjisë. “Ky eveniment i sotëm tanimë po shndërrohet në një trase nga e cila do të punoj me gjitha forcat dhe aftësitë e mia që të arrij sa më larg dhe sa më lartë të jetë e mundur. Për këtë qëllim gjithsesi se nuk do ta harroj kurrë edhe ndihmën, mbështetjen dhe mundësitë që po mi ofron edhe Universiteti Shtetërorë i Tetovës, stafi drejtues dhe akademik dhe gjithë kolegët me të cilët ndajmë të njëjtin qëllim, ngritjen tonë profesionale dhe kolektive”, shtoi Mr.Sc.Merita Kasa Halili.

Përfaqësuesja e Google, znj.Margaret Fortney prezantoi mundësitë që kompania Google ofron për studentët dhe profesorët e universiteteve të rajonit. Ajo theksoi se dyert e Google gjithnjë do jenë të hapura për USHT-në, që e konsideroi si partner mjaftë fleksibil.

Fitues të garës “Hackathon” u shpallën dy studentë të USHT-së, respektivisht Flakron Saidi dhe Verda Misimi, të cilët kishin ndërtuar robotë. Vendi i dytë i takoi Vlera Alimehaj nga Universiteti i Prishtinës dhe vendi i tretë i takoi Igor Petrevski nga Universiteti ,,Shën Kirili dhe Metodi” i Shkupit. Fituesit e garës do shpërblehen me bursa të magjistraturës nga Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Prof. dr. Vullnet Ameti.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *