Home / Lajme / Botë / Ushtria nigeriane: Lirohen rreth 1.900 pengje nga Boko Haram
LAGOS (AA) – Ushtria nigeriane ka njoftuar se gjatë dy javëve të fundit në operacionet e saj ka arritur të lirojë rreth 1.900 njerëz të cilët janë mbajtur peng nga anëtarët e organizatës terroriste Boko Haram. ( Mohammed Elshamy - Anadolu Ajansı )

Ushtria nigeriane: Lirohen rreth 1.900 pengje nga Boko Haram

Ushtria nigeriane ka njoftuar se gjatë dy javëve të fundit në operacionet e saj ka arritur të lirojë rreth 1.900 njerëz të cilët janë mbajtur peng nga anëtarët e organizatës terroriste Boko Haram, raporton Anadolu Agency (AA).

Sami Usman, zëdhënësi i ushtrisë nigeriane, në një deklaratë të lëshuar të premten ka thënë se nga numri i përgjithshëm i të burgosurve të liruar, 250 prej tyre, ndër të cilët ishin kryesisht fëmijë dhe gra, janë liruar sot.

Usman tha se një ditë më parë, të enjten, nga fshatrat në rajonin kufitar të Nigerisë me Kamerunin janë liruar 28 fëmijë dhe 17 gra. Ai shtoi se më parë në të njëjtën zonë janë liruar mbi 350 pengje, përfshirë edhe ato për pesë vajzat kamerunase që u mbajtën peng nga Boko Haram.

Nga ushtria kanë njoftuar se në saj të operacioneve të saj rreth 3.000 nigerianë të zhvendosur brenda vendit të cilët kanë ikur në Kamerun janë kthyer në vendin e tyre.

Autoritetet nigeriane insistojnë në atë se ata arritën të asgjësojnë grupin militant dhe se tani janë në fazën e “spastrimit” të zonës nga kryengritësit, lirimin dhe shpëtimit e njerëzve që Boko Haram i ka rrëmbyer në tërë rajonin.

Megjithatë, shumë analistë e mohojnë këtë pohim, duke argumentuar se grupi është ende aktiv dhe shumë i rrezikshëm, edhe pse kapaciteti i tij për pushtimin e territoreve është ulur dukshëm.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *