Home / Kryesoret / UT: Mbahet debati ,,Të rinjtë dhe papunësia në Maqedoni, sfidat dhe perspektiva

UT: Mbahet debati ,,Të rinjtë dhe papunësia në Maqedoni, sfidat dhe perspektiva

Në Universitetin e Tetovës, sot u mbajt debati me temë “Të rinjtë dhe papunësia në Maqedoni, sfidat  dhe perspektiva”. Ky debat u realizua në kuadër të projektit “Së bashku për të rinjtë që nuk janë pjesë e punësimit, edukimit dhe trajnimit”, që financohet nga Erasmus Plus dhe ky projekt realizohet në bashkëpunim me Agjencitë e shërbimit për punësim nëpër të gjitha vendet e Ballkanit dhe Evropës.

Koordinatorja e këtij projekti, Bora Mezexhiu theksoi se qëllimi kryesor i këtij projekti është stimulimi i të rinjve se si të arrijnë të hyjnë në tregun e punës përmes agjencive për punësim.

Dekani i Fakultetit Ekonomik i Universitetit të Tetovës, Doc.dr. Raman Ismaili theksoi se para vitit 2001 punësimet janë bërë në baza etnike dhe se shqiptarët shumë pak kanë qenë të punësuar në institucionet shtetërore, por edhe ato private. “Pasqyra e punësimit, e vitit 2002 ka qenë mjaftë e ulët, ku shtoi se shkalla e punësimit për grupmoshat 15 – 24 vjeç ka qenë 5.1%, kurse e shkalla e papunësisë 66.6 %. Për grupmoshat 20-24 vjeç, shkalla e punësimit ka qenë 19.1%, kurse e papunësisë 65%, ndërsa për grupmoshat 25-29 vjeç, shkalla e punësimit ishte 37.3%, ndërsa e papunësisë 50.8%”, tha Doc. dr. Raman Ismaili. Sipas tij, vitet e fundit këto shifra kanë ndryshuar për etnitetin shqiptar pas Marrëveshjes së Ohrit, e cila erdhi si rezultat i konfliktit të vitit 2001.

 

Biljana Zhivkovska nga Agjencia e shërbimit për punësim e Republikës së Maqedonisë theksoi se në bazë të statistikave për punësim, që janë bërë vitin 2015, në Maqedoni janë regjistruar si të punësuar, në grupmoshën 15 – 25 vjeç 17%, ndërsa të papunësuar 48.2%.

Në këtë debat, po ashtu folën edhe Goran Jovanovski nga Agjencia për punësim në Tetovë dhe Jelena Peroska nga Instituti për zhvillimin e shoqërisë. Në këtë projekt janë të kyçur të rinj dhe të reja nga shumë vende të rajonit dhe Evropës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *