Home / Kryesoret / Vazhdoi seanca gjyqësore për rastin e “Grupit të Kumanovës
Me marrjen në pyetje të disa dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria, sot në Gjykatën Penale në Shkup vazhdoi gjykimi për rastin e “Grupit të Kumanovës” në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë. Foto: Avokati Naser Raufi ( Vedat Abdul - Anadolu Ajansı )

Vazhdoi seanca gjyqësore për rastin e “Grupit të Kumanovës

Me marrjen në pyetje të disa dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria, sot në Gjykatën Penale në Shkup vazhdoi gjykimi për rastin e “Grupit të Kumanovës”, raporton Anadolu Agency (AA).

Naser Raufi, avokat i disa nga të akuzuarit për rastin e “Grupit të Kumanovës” ku 29 pjesëtarë akuzohen për veprën penale “terrorizëm dhe organizim terrorist”, tha se sot janë marrë në pytje disa dëshmitarë nga ana e Prokurorisë.

Sipas tij, qëllimi ka qenë që të dëshmohet se rasti ka ngjallur ndjenja të frikës dhe të pasigurië tek njerëzit në afërsi të konfliktit. Megjithatë, siç u shpreh Raufi, doli e kundërta, se frika e tyre ka të bëjë me sjelljen brutale të policisë.

“Në seancën e sotme ishin disa dëshmitarë afër Lagjes së Trimave në Kumanovë të cilët janë propozim i Prokurorisë. Sipas meje, qëllimi ka qenë që të dalë se gjoja këta kanë qenë të frikësuar nga konflikti që ndodhi, por përkundrazi sot doli se frika dhe trauma te këta persona është si pasojë e brutalitetit të vetë policisë”, u shpreh Raufi.

Në seancën e cila u mbajt para dy ditëve u morën në pyetje edhe katër policë të cilët kanë qenë të sulmuar në stacionin policor “Goshincë” dhe një dëshmitar nga “Lagja e Trimave”.

Përleshja e armatosur në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë filloi para agimit të mëngjesit të datës 9 maj dhe vazhdoi deri në orët e vona të 10 majit. Në këto përleshje humbën jetën 8 pjesëtarë të forcave policore dhe rreth 40 të tjerë u plagosën, kurse nga grupi i armatosur u vranë 10 persona. Disa u plagosën dhe 29 prej tyre u arrestuan. Si rezultat i përplasjeve dy-ditore u shkatërruan një numër i madh i shtëpive.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *