Home / Kryesoret / Vazhdojnë takimet e kryeparlamentarit Veseli me ambasadorët e akredituar në Kosovë
Pas takimeve të djeshme me ambasadorët amerikan, britanik dhe norvegjez në Kosovë, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli (R) sot ka vazhduar takimet me ambasadorët që shërbejnë në Kosovës, duke pritur ambasadoren e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets (L), ambasadoren e Francës, Maryse Daviet dhe ambasadorin e Italisë, Andreas Ferrarese. ( Kuvendi i Kosoves - Anadolu Ajansı )

Vazhdojnë takimet e kryeparlamentarit Veseli me ambasadorët e akredituar në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot ka vazhduar takimet me ambasadorët e huaj në Kosovë, duke pritur në takim ambasadoren e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, ambasadoren e Francës, Maryse Daviet dhe ambasadorin e Italisë, Andreas Ferrarese.

Edhe gjatë takimeve të sotme, temë e bisedave ishte gjendja aktuale në vend, me theks të veçantë zhvillimet e deritanishme në Kuvendin e Kosovës dhe vazhdimin e punës në sesionin pranveror parlamentar.

“Ambasadorët shprehën shqetësimet e qeverive të tyre lidhur me këto zhvillime, duke theksuar se pamjet e dhunshme në Kuvendin e Kosovës janë të papranueshme dhe të dhimbshme, me efekte të dëmshme, jo vetëm për funksionimin demokratik të institucioneve, por edhe për proceset integruese të Kosovës, në radhë të parë, procesin e liberalizimit të vizave”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Nga ana e tij, kryeparlamentari Veseli theksoi se si kryetar i Kuvendit të Kosovës është i fokusuar në përpjekjet për të krijuar hapësirë për komunikim dhe dialog politik mes palëve, me qëllim të daljes nga kriza aktuale.

Temë tjetër e cila u diskutua gjatë këtyre takimeve ishte edhe zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës.

Ambasadorët theksuan nevojën që ky proces të jetë në përputhje me kriteret dhe afatet ligjore, ndërsa kryetari Veseli premtoi se ky proces do të zhvillohet duke respektuar plotësisht Kushtetutën e Kosovës, procedurat ligjore dhe transparencën demokratike.

Rikujtojmë se kryetari i Kuvendit të Kosovës dje kishte takuar ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, ambasadorin britanik Ruairi O’Connell dhe ambasadorin norvegjez Jan Braathu, me të cilët ka diskutuar mbi temat e njëjta.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *