Home / Kryesoret / Vazhdon gjykimi i të akuzuarve për ngjarjet në Lagjen e trimave

Vazhdon gjykimi i të akuzuarve për ngjarjet në Lagjen e trimave

Procesi gjyqësor kundër 29 personave të akuzuar për ngjarjet në lagjen e trimave në maj të vitit të kaluar duhet të vazhdojë sot në hapësirat e Gjykatës Supreme.

Masa të përforcuara sigurie në dhe rreth gjykatës, si dhe dhe rrugët lokale, ndërsa gjatë sjelljes së të akuzuarve vendin e kontrollonin helikopterë të policisë.

Të akuzuarit ngarkohen për  veprat “terrorizëm” dhe “organizim terrorist”.

Gjykimi kundër 29-të të personave të akuzuar ka filluar para dy ditëve, në datën 9 të këtij muaji.

Duke e elaboruar padinë, prokurori publik Naum Panovski në fillim të procesit gjyqësor tha se Prokuroria do të dëshmojë se të akuzuarit kanë qenë pjesëmarrës në përleshjet në Kumanovë, si dhe në sulmin mbi stacionin policor në Goshincë.

Sipas padisë, një pjesë e të akuzuarve më 21 prill të vitit të kaluar e kanë sulmuar stacionin policor Goshincë dhe e kanë marrë gjithë armatimin për mbështetje logjistike.

 

Sipas Prokurorisë, struktura e grupit të armatosur ka qenë e përbërë nga tre nivele. Niveli i parë ka qenë struktura komanduese, në të cilën pjesa më e madhe janë shtetas të Kosovës, niveli i dytë ka qenë logjistika, e cila ka siguruar ndihmë dhe strehim për pjesëmarrësit në sulmin dhe pjesa më e madhe e tyre kanë qenë nga Maqedonia, ndërsa në nivelin e tretë kanë qenë kryerësit, të cilët kanë qenë nga Kosova.

Mbrojtja në fillim të procesit gjyqësor kërkoi që këtë rast ta ndërmerr Prokuroria Speciale Publike.

Më 9 dhe 10 maj të vitit të kaluar në Lagjen e Trimave të Kumanovës një grup i armatosur u përlesh me forcat e sigurisë. Në këmbim-zjarrin humbën jetën dhjetë persona nga grupi i armatosur dhe tetë policë nga njësitë speciale të Maqedonisë

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *