Home / Kryesoret / Vazhdon procesi gjyqësor për Lagjen e trimave

Vazhdon procesi gjyqësor për Lagjen e trimave

Në Gjykatën penale të Shkupit sot duhet të vazhdojë procesi gjyqësor kundër 29 personave të akuzuar për ngjarjet në Lagjen e trimave në Kumanovë, që ndodhën në maj të vitit të kaluar.

Në seancën që u mbajt para dy ditëve, u dëgjuan katër policë të cilët ishin sulmuar në stacionin e policisë në Goshincë dhe një dëshmitar okular nga Lagjja e trimave.

Të akuzuarit ngarkohen për “terrorizëm dhe pjesëmarrje në organizatë terroriste”.

Në fillim të procesit gjyqësor të akuzuarit u deklaruan se janë të pafajshëm dhe mbrojtja kërkoi që rasti të merret nga Prokuroria speciale publike. Gjykatësi u përgjigj se lënda do t’i dorëzohet kësaj prokurorie nëse prej atje gjykatës i arrin një kërkesë e tillë.

Prokuroria pohon se “sulmi në Lagjen e trimave ka qenë mirë i organizuar, ndërsa të akuzuarit kanë vepruar me paramendim të drejtpërdrejtë”.

Më 9 dhe 10 maj të vitit të kaluar në Lagjen e trimave në Kumanovë, një grup i armatosur u ndesh me forcat e sigurisë. Në këmbimin e zjarrit jetën e humbën tetë policë nga njësitë speciale të MPB-së dhe dhjetë persona nga grupi i armatosur, ndërsa rreth 14 policë tjerë u lënduan rëndë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *