Home / Kryesoret / Veljanoski mori pjesë në Mëngjesin e 64-të të lutjes në Uashington

Veljanoski mori pjesë në Mëngjesin e 64-të të lutjes në Uashington

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski mori pjesë në Mëngjesin e 64-të nacional të lutjes në Uashington, të cilin presidenti i SHBA-së dhe anëtarët e Kongresit e organizojnë çdo vit.

Funksionarë, diplomatë dhe përfaqësues të më shumë se 140 vendeve nga bota shkëmbyen mendime, përvoja dhe qëndrime për ndodhitë globale dhe sfidat dhe së bashku të falënderohen për miqësinë dhe mirëqenien. Në ngjarje u drejtua presidenti i SHBA-së Barak Obama, ndërsa Veljanoski u takuam dhe bisedoi me një pjesë të pranishmëve, kumtoi Kabineti i tij.

Veljanoski mori pjesë edhe në drekën e liderëve të organizuar për vendet e Evropës Juglindore në të cilën morën pjesë disa kongresistë dhe senatorë midis të cilëve edhe njëri nga nikoqirët e Mëngjesit të lutjes të sivjetëm, kongresisti Robert Aderholt.

“Mëngjesi i lutjes si traditë është një inspirim i pashtershëm. Fakti se çdo vit, nga të gjitha anët dhe qëndrimet e botës, botëkuptime mjaft të ndryshme, fe, kombe, besime, bindje dhe qëndrime, mjaft normal diskutojnë dhe kuptohen, mjaftueshëm flitet për madhësinë e kësaj vepre. Duke jetuar në një botë në të cilën ka pak më shumë flitet për urrejtjen sesa për dashurinë, ngjarjet e rralla ku ajo-dashuri dominon, vlen vazhdimisht të theksojnë, mbështesin dhe zhvillojnë”, tha në fjalim Veljanoski.

Pavarësisht faktit ku jetojmë ose cilin popull dhe shtet e përfaqësojmë, shtoi, jemi dëshmitarë se ekzistojnë tema të cilat i tejkalojnë meridianët gjeografike. “Çështje lidhur me kufijtë e moralit kolektiv, tema të cilat kanë të bëjnë me ekspozimin më të madh të fëmijëve deri te përmbajtjet e dëmshme për moralin dhe shëndetin tyre janë tema të cilat duhet të gjithë në mënyrë të barabartë të okupohen dhe instalohen që të bëjmë diçka më shumë. Besoj fuqishëm në konceptin e rrjetëzimit dhe bashkëpunimit mes vete. Jam i bindur se duke e zhvilluar besimin e ndërsjellë, investojmë drejt përforcimit të themeleve në këtë shumicë morale e cila i është e nevojshme Evropës”, theksoi Veljanoski./

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *