Home / Kryesoret / Venecia, arrestohet maqedonasi për rekrutim të xhihadistëve

Venecia, arrestohet maqedonasi për rekrutim të xhihadistëve

Një shtetas maqedonas është arrestuar në Venecia të Italisë në akuzën e rekrutimit të xhihadistëve.

Sipas agjencisë së lajmeve, Ansa, ai kishte rekurutuar muxhahedinë aspirantë që një imam boshnjak më pas i radikalizonte, duke i afruar me ISIS dhe i kishte nisur drejt luftës në Lindjen e Mesme.

Hetimet përfshijnë edhe monitorimin e shtetasit maqedonas për mënyrën se si i rekrutonte këta persona në Itali, që i besoheshin më pas imamit boshnjak që merrej me dërgimni e tyre në radhët e Isis në zonat e luftës.

Gjithashtu janë mbledhur informacione edhe që çuan në dëbimin me qëllim parandalimin e terrorizmit, nga ana e ministrit të Brendshëm të shtetasve maqedonas, Arslan Osmanoski, dhe Rexhep Lijmani.

Hetuesit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për dokumentimin e rrugës së nisjes nga Italia drejt Sirisë të luftëtarëve të huaj, dhe bëhet fjalë për tre maqedonas dhe një boshnjak, dy prej të cilëve janë vrarë në 2013 dhe 2014, dhe tjetri ndodhet ende në zonën e luftës. Karabinierët kanë zbuluar një rrjet predikimi dhe rekrutimi xhihadist në verilindje të vendit.

/ Top Channel

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *