Home / Showbiz / Violeta Kajtazi: Për herë të parë këndova si 9-vjeçare

Violeta Kajtazi: Për herë të parë këndova si 9-vjeçare

Shkolla fillore “8 Marsi” ishte vendi ku për herë të parë Violeta Kajtazi këndoi. Ajo ishte vetëm nëntë-vjeçare, por zëri i saj ishte shumë i ëmbël që atëherë. Falë kësaj ajo ishte bërë pjesë e programit për nder të ditës së shkollës, ku edhe zbuloi pasionin e saj për muzikën.

Ka 20 vite që është në skenë me këngët e vjetra qytetare dhe këngë të saj të nxjerra në treg. Për publikun kosovar ajo u bë e njohur me këngën “Vjollca”, ndërsa në trevat e Maqedonisë u bë e njohur me këngën “Coco mori coco”.

Bashkëpunimet më të qëlluara këngëtarja Kajtazi i cilëson “Moj e mira e kësaj mëhalle” me Ismet Behxhetin si dhe “Hajde pra po këndojmë për gra” me Vjollca Buqajn.

Në një intervistë për KosovaPress, këngëtarja Kajtazi bën të ditur se përveç muzikës është edhe studente masteri në një kolegj privat ku studion Marrëdhëniet Ndërkombëtare.

Kajtazi, këndoi edhe pjesë nga kënga me të cilën kishte performuar për herë të parë.

Ajo tha se janë bërë shumë vite që është në skenë dhe, sipas saj, të gjitha vitet e saj kanë qenë të begatshme dhe ajo nuk mund të bëj ndarje.

Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se është prezantuar me këngë të vjetra qytetare, e tek më vonë ka filluar që të dal me këngë të saj.

Secila këngë e kënduar, përfaqëson në një farë mënyre diçka nga unë, qofshin këngë kurbeti ose dashurie, thotë Kajtazi.

Bahkëpunimet, këngëtarja i ka cilësuar si një pasaportë e mirë për të depërtuar në skenë dhe si ndër bashkëpunimet më të suksesshme të saj i ka cilësuar ato me Ismet Behxhetin dhe me Vjollca Buqajn.

Ajo gjithashtu ka thënë se përveç muzikës është vijon studimet master në një kolegj privat ku studion Marrëdhëniet Ndërkombëtare. Mirëpo, tha se nuk ka synim që t`i hyjë politikës.

Kënga e saj që është pëlqyer më së shumti, sipas Kajtazit, është kënga “Xhan”, këngë nga e cila i ka mbetur edhe nofka këngëtares.

“Prite” është kënga e Violetës e cila pritet që deri në fund të marsit të lansohet edhe më videoklip dhe të dalë në treg.

Ndërsa e pyetur nga KosovaPress, nëse sheh perspektivë tek artistët e rinjë, ajo ka thënë se po. Sipas saj, nuk mungon perspektiva, por se ata duhet përkrahur pasi që fillimi është i vështirë.

Mirëpo, talenti nuk mungon, është shprehur tutje këngëtarja e njohur, Violeta Kajtazi. /KosovaPress/

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *