Home / Kryesoret / Vitin e kaluar 470 mijë maqedonas vizituan Bullgarinë, ndërsa 25 mijë bullgarë vizituan Maqedoninë
Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë, Bekim Neziri, pas takimit me ministren bullgare të Turizmit, Nikolina Angellkova, deklaroi se gjatë vitit 2015 rreth 470 mijë turistë maqedonas kanë vizituar Bullgarinë, ndërsa vetëm 25 mijë turistë bullgarë kanë vizituar Maqedoninë. Foto: Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë, Bekim Neziri ( Ilin Nikolovski - Anadolu Ajansı )

Vitin e kaluar 470 mijë maqedonas vizituan Bullgarinë, ndërsa 25 mijë bullgarë vizituan Maqedoninë

mit me ministren bullgare të Turizmit, Nikolina Angellkova, deklaroi se gjatë vitit 2015 rreth 470 mijë turistë maqedonas e kanë vizituar Bullgarinë, ndërsa vetëm 25 mijë turistë bullgarë e kanë vizituar Maqedoninë.

Ministri Neziri duke theksuar se gjatë tre viteve të fundit numri i turistëve që vizitojnë Republikën e Maqedonisë vazhdimisht është në rritje, paralajmëroi takime mes biznesmenëve dhe përfaqësuesve të komunave nga Maqedonia dhe Bullgaria, me qëllim për të krijuar partneritet dhe oferta turistike të cilët do të ndikojnë në thellimin e bashkëpunimit në fushën e turizmit.

“Bashkërisht konstatuam se si të përmirësohet turizmi në Maqedoni, edhe pse nëse bëhet krahasim, tre vitet e kaluara në kontinuitet në Maqedoni ka ngritje të turistëve që vizitojnë shtetin tonë. Mirëpo, nëse bëhet një krahasim me vizitat e turistëve nga Maqedonia në Bullgari, ky numër është shumë më i vogël”, deklaroi Neziri.

Nga ana tjetër, ministrja e Turizmit të Bullgarisë, Nikolina Angellkova, njoftoi se do të formohen grupe punuese të cilët në afat prej 15 ditësh do të japin një plan aksional, i cili do të jep efekt pozitiv për rritjen e turizmit në të dy vendet.

“Në këtë takim biseduam për aktivitetet e ardhshme konkrete, që në një periudhë prej 15 ditësh do të formojmë grupe punuese, të cilët do të përcaktojnë disa afate dhe aktivitete konkrete, të cilat do të kontribuojnë që këto dy vende të Ballkanit të jenë destinacione atraktive turistike”, deklaroi Angellkova.

Në takim është diskutuar edhe për organizimin e një takimi të përbashkët, ku do të marrin pjesë ministrat e rajonit të Ballkanit, ai i Shqipërisë, Kosovës, Greqisë dhe Malit të Zi, me synim që të japin një produkt i cili do të jetë atraktiv për tërheqjen e turistëve nga e tërë bota në Ballkan.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *