Home / Kryesoret / VMRO çon ambasadorë në vendet ku duhet të jenë shqiptarë

VMRO çon ambasadorë në vendet ku duhet të jenë shqiptarë

VMRO-DPMNE ka emëruar një numër të madh të ambasadorëve, para se të mbahen zgjedhjet e 24 prillit. Një pjesë e emërimeve kanë të bëjnë me vendet e ambasadorëve që duhet të plotësohen nga BDI, bën të ditur INA.

Kjo ka ndodhur pasi që BDI nuk e njeh presidentin Gjorgje Ivanov, i cili duhet të dekretojë ambasadorët e nominuar. Për shkak të kësaj situate, VMRO-DPMNE me urgjencë ka plotësuar vendet vakante, duke deleguar njerëz të saj në diplomaci.
Emërimet janë bërë kohëve të fundit, ndërsa në komisionin parlamentar për politikë të jashtme kanë ardhur dy kandidatura, Ivica Bocevski i emëruar për ambasador në Brazil dhe Marjan Gjorçev për ambasador në Bullgari. Në Turqi do të shkojë Zvonko Mucinski.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *