Home / Kryesoret / VMRO-DPMNE e kundërshton projekt-ligjin për media të LSDM-së

VMRO-DPMNE e kundërshton projekt-ligjin për media të LSDM-së

Në takimin e mbrëmshëm të grupeve të punës, VMRO-DPMNE nuk e ka pranuar projektligjin e LSDM-së për media, duke e vlerësuar atë si antikushtetues dhe në kundërshtim me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Para takimit të grupeve punuese partiake, Ilija Dimovski nga VRMO-DPMNE ka deklaruar se partia e tij nuk lëshon pe nga qëndrimi se ligji aktual për mediat është në përputhshmëri me të gjitha standardet evropiane dhe është shikuar pozitivisht nga të gjitha institucionet relevante.

Ndërkaq, ndërmjetësi belg në bisedime, Piter Vanhaute, ka thënë për mediat se nuk pret ndonjë progres të madh që në takimin e parë të grupeve punuese.

“Është vetëm takimi i parë për të filluar me diskutimet për mediat. Nuk pres ndonjë progres të madh”, ka thënë Vanhaute.

Vanhaute gjithashtu theksoi se është i nevojshëm një Ligj i ri për media që nuk do të jetë kopje e ligjdhënies nga ndonjë vend tjetër.

“Nuk është ide e mirë të kopjohet nga vendet evropiane dhe të merren ligjet prej tyre sepse ju keni sistem të ndryshëm juridik, tjetër kushtetutë, tjetër mentalitet. Mediat e juaja nuk mund të krahasohen me mediat e vendeve të tjera. Prandaj, ju lutem që të përdorni atë që keni dhe ta përmirësoni atë,” tha Peter Vanhaute.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *