Home / Kryesoret / Vuçiç: Serbia nuk do të shndërrohet në “vend parkim” të refugjatëve
BEOGRAD (AA) - Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç deklaroi se vendi i tij nuk do të jetë "vend parkim" për refugjatët të cilët synojnë të mbërrijnë në Evropë. ( Kristina Maslareviç - Anadolu Ajansı )

Vuçiç: Serbia nuk do të shndërrohet në “vend parkim” të refugjatëve

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç deklaroi se vendi i tij nuk do të jetë “vend parkim” për refugjatët të cilët synojnë të mbërrijnë në Evropë.

Vuçiç në fjalimin e mbajtur në konferencën për mediat në Beograd theksoi se në çështjen e krizës së refugjatëve do të veprojnë në kuadër të rregullave të përcaktuara nga Gjermania dhe Bashkimi Evropian (BE). Ai shprehu dëshirën që kriza e refugjatëve të gjejë zgjidhje sa më parë të jetë e mundur.

Kreu i qeverisë serbe teksa ka komentuar pretendimet se Konferenca e Donatorëve që do të mbahet në Londër do të sigurojë mbështetje financiare për vendin e tij që mijëra refugjatë të qëndrojnë aty. “Nuk bëhet fjalë që Serbia të jetë një ‘vend parkim’ për refugjatët”, ka thënë Vuçiç.

– Konferenca e “refugjatëve” në Kroaci

Edhe në konferencën e mbajtur në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb, nga Shoqata “Mirë se Erdhët” në rend dite kanë qenë refugjatët.

Në konferencën e mbajtur për të tërhequr vëmendjen për mos pranimin në vendet e Evropës Perëndimore të atyre qytetarëve që nuk janë nga Iraku, Siria dhe Afgansitani që llogariten si “refugjatë ekonomikë”, është vënë në dukje gjithashtu se mes refugjatëve po bëhen dallime të shteteve.

Përfaqësuesja e Qendrës për Studimet e Paqes Tea Vidoviç në konferencë tha se nuk mund të vendosen kufizime pa miratimin zyrtar të BE-së ndaj refugjatëve të cilët ndjekin itinerarin e Ballkanit. Ajo ka mbrojtur idenë e saj se mes refugjatëve po bëhen diskriminime.

Vidoviç thekson se ata që nuk janë shtetas të Irakut, Afganistanit dhe Sirisë po kthehen mbrapsht nga kufijtë. Ajo ka thënë se kjo është në kundërshtim me të drejtat e njeriut.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *