Home / Lajme / Botë / Washington, protesta në mbështetje të Apple para selisë së FBI-se
WASHINGTON (AA) – Para selisë së Byrosë Federale të Hetimeve (FBI-së) në Washington u mbajtën protesta në mbështetje të Apple, për shkak të kërkesës së FBI-së që kjo kompani të hapë celularët e Syed Farook i cili me gruan e tij në dhjetor të vitit të kaluar në San Bernardino, në një sulm terrorist vrau 14 persona. ( Erkan Avci - Anadolu Ajansı )

Washington, protesta në mbështetje të Apple para selisë së FBI-se

Para selisë së Byrosë Federale të Hetimeve (FBI-së) në Washington u mbajtën protesta në mbështetje të Apple, për shkak të kërkesës së FBI-së që kjo kompani të hapë celularët e Syed Farook i cili me gruan e tij në dhjetor të vitit të kaluar në San Bernardino, në një sulm terrorist vrau 14 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Grupi i formuar në rrjetet sociale i quajtur “Lufta e së ardhmes”, organizuan protesta para selisë së FBI, dhe demonstruesit mbanin pankarta me mesazhe “të mos zhbllokohen tanë”, “telefonat e sigurt shpëtojnë jetën” dhe “Comey, duart largë nga iPhon-ët tanë”.

Demonstruesit njoftuan se mbështesin kreun e Apple, Tim Cook.

FBI nëpërmjet gjykatës ka dërguar kërkesë që Apple të zhbllokojë celularin e sulmuesit. Kreu i Apple, Cook më parë kishte deklaruar se kompania është e gatshme të ndihmojë hetuesit, por zhbllokimi i kodit të iPhone-it të vrasësit është hap shumë i rrezikshëm me pasoja të paparashikueshme për shoqërinë dhe sigurinë e të gjithë përdoruesve të pajisjeve Apple.

“Ata duan të bëjmë një derë të pasme për të hyrë në iPhone. Kjo teknikë pastaj mund të përdoret gjithkund. Kjo është e njëjtë sikur të kemi një çelës që hap dyert e restoranteve, bankave dhe dyqaneve. Asnjë person i arsyeshëm nuk do ta pranojë këtë”, tha Cook.

Farook dhe gruaja e tij Tashfeen Malik u identifikuan si sulmues, të cilët në dhjetor në San Bernardino vranë 14 persona. Si pjesë e hetimit, FBI nuk mund të zhbllokon telefonin e Farook-ut për shkak se është i mbrojtur me kodet që ofron softueri i Apple.

Sulmuesit u vranë në operacionin e policisë, kurse të dhënat nga telefoni i tyre mund të jenë jetike për hetimin e lidhjeve të tyre me organizatat terroriste.

Gjithashtu lexo

”I pamundur transporti i mbeturinave nga rajoni i Tetovës”

Banorë të disa fshatrave të cilët gravitojnë rreth deponisë Rusino-Gostivar, mbrëmë kanë bllokuar transportin dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *