Home / Kryesoret / Xhami në Matkë dhe flamur kombëtar 50 metërsh në hyrje të Sarajit!

Xhami në Matkë dhe flamur kombëtar 50 metërsh në hyrje të Sarajit!

Kryetari i komunës së Sarajit Bekim Murati ka konfirmuar lajmin e publikuar në media lidhur me iniciativën për vendosjen e një shtylle 50 metërshe me flamurin kombëtar në hyrje të Sarajit dhe tjetra ndërtimi i një xhamie në Matkë.

“Në komunën e Sarajit kanë arritur disa iniciativa. Njëra nga ato është ndërtimi i një xhamie në vendbanimin Matkë, vend ky i cili është i banuar me shumicë shqiptare, pikërisht të përkatësisë fetare myslimane. Gjithashtu në komunën e Sarajit ka iniciativë nga organizata të ndryshme qytetare për vendosjen e një flamuri të madh në hyrje të Sarajit kuptohet këto kërkesa do t’i shqyrtojnë dhe konform planeve të komunës sigurisht që do ti përgjigjemi pozitivisht kërkesave të banorëve të cilët përbëjnë mbi 97% të popullatës shqiptare në komunën e Sarajit”, ka thënë në deklaratë, kryetari i komunës së Sarajit, Bekim Murati.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *