Home / Kryesoret / Zaev: Gruevski ik nga vlerësimi objektiv

Zaev: Gruevski ik nga vlerësimi objektiv

Lideri I LSDM-së Zoran Zaev në një konferencë për shtyp akuzoi kreun e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski për ikje nga vlerësimi objektiv, nga ballafaqimi me të vërtetën.Zaev tha se zgjedhje korrekte nuk mund të ketë dhe nuk do të ketë në 24 prill.Ai tha se nuk do të lejohen skenarë për mbrojtjen e kriminalitetit  dhe korrupsionit. Maqedoninë askush s’mund ta mbajë peng. Zgjedhjet duhet të jenë pa votues fantom, në zgjedhje duhet të vendosin qytetarët e jo mafia.“Nuk ka kushte dhe nuk janë të mundshme zgjedhje më 24 prill”, tha lideri i LSDM-së Zoran Zaev qastë më parë në një konferencë për shtyp. Ai thotë se nuk janë të mundur zgjedhje të drejta dhe demokratike pa pastrim të Listës Zgjedhore dhe reforma në mediat. Sipas tij, dje lideri I VMRO-DPMNE-së, ka ikur nga ballafaqimi me të vërtetën.“Gruevski tha familja insistuan për zgjedhje vetëm që të shpëtojnë lëkurën e tyre por me këtë do ta fusin Maqedoninë në një krizë më të madhe”, ka theksuar Zaev.Lideri i LSDM-së ka theksuar se janë të nevojshme zgjedhje sa më shpejtë që është e mundur, por pa votues fiktiv pa presione dhe media të okupuara.“Zgjedhje në të cilat do të vendosin qytetarët”, ka potencuar Zaev

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *