Home / Kryesoret / Zaev-Kasami: Nuk do të ketë zgjedhje më 24 prill në Maqedoni
Lideri i opozitës maqedonase, Lidhja Social Demokratike e Maqedonisë, (LSDM) Zoran Zaev dhe kryetari Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, pas takimit që realizuat sot ishin të prerë se vendi nuk mund të mbajë zgjedhje të lira dhe demokratime më 24 prill, ashtu siç insiston koalicioni qeveritar. FOTO: (M) Zoran Zaev-LSDM (D) Bilall Kasami-BESA ( Bekim Laci - Anadolu Ajansı )

Zaev-Kasami: Nuk do të ketë zgjedhje më 24 prill në Maqedoni

Lideri i opozitës maqedonase, Lidhja Social Demokratike e Maqedonisë, (LSDM) Zoran Zaev dhe kryetari Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, pas takimit që realizuat sot ishin të prerë se vendi nuk mund të mbajë zgjedhje të lira dhe demokratime më 24 prill, ashtu siç insiston koalicioni qeveritar.

Krerët e dy partive thanë se në vend se të bisedohet për datën e zgjedhjeve, institucionet shtetërore duhet fillimisht të krijojnë kushte të barabarta për pjesëmarrësit në garën elektorale.

I pyetur të komentojë se cili mund të jetë vlerësimi i ambasadorëve të huaj, të cilët nesër do të japin verdiktin se vallë shteti është i gatshëm për zgjedhje më 24 prill, Zaev tha se që nga momenti kur pushteti në mënyrë të njëanëshme vendosi datën e zgjedhjeve, epilogu ka qenë i ditur, meqë mungon afati i nevojshëm për pastrimin dhe kontrollin e listës zgjedhore.

“Tani të gjithë e kanë kuptuar se gjërat më nuk varen nga Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti, prandaj jam i bindur se kjo do të agumentohet me fakte gjë të cilën secili e ka për obligim ta respektojë. Ai që nuk do të respektojë vendimin do të etiketohet si njeri i cili shtynë vendin në një krizë më të thellë politike”, tha Zaev.

Ai tha se me Kasamin nuk ka biseduar për një koalicion të mundshëm maqedono-shqiptar, por se kanë biseduar për bashkëpunim për çështje të ndryshme, dhe se është herët të bisedohet për një koalicion të tillë, por pa e përjashtuar në një të ardhme tjetër, gjë të cilën e konfirmoi dhe vet Kasami.

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, nga ana e tij tha se zgjedhjet më 24 prill janë çështje e pamundur sepse nuk janë krijuar kushtet të cilat do të siguronin garë korrekte.

“Në do të japim kontributin tonë si parti opozitare që këto zgjedhje të jenë fer të lira dhe demokratike në të cilat qytetari do të vendos se për ciliin opsion politik do të përcaktohen”, deklaroi Kasami.

Përveç zgjevjeve, të dy bashkëbiseduesit thanë se kanë biseduar edhe për bashkëjetesën në vend dhe ardhmërinë e shtetit, ndërsa kanë shprehur shqetësimin për largimin e të rinjve nga shteti gjë e cila prek të gjitha bashkësitë etnike në shtet.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *