Home / Kryesoret / Zaev për Al Jazeera: Mbi 100 mijë votues fiktiv në listën zgjedhore

Zaev për Al Jazeera: Mbi 100 mijë votues fiktiv në listën zgjedhore

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaevi, në një intervistë për emisionin “Kontekst” në Al Jazeera Balkans, bëri të ditur se nuk ka asnjë shans që opozita të dalë nga zgjedhjet më 24 prill, njofton Telegrafi.

Janë dy arsye kryesore për këtë njoftim shpjegon Zaev. Së pari është lista zgjedhore që nuk është pastruar dhe në të janë njerëz të vdekur dhe votuesit janë raportuar dy herë, dhe kështu në bazë të informacioneve që ka opozita janë mbi 100.000 ose 12 për qind.

Zgjedhjet mund të gjykohen një përqindje e votuesve dhe për këtë shkak opozita nuk do të bie dakord për të dalë më 24 prill. Sipas Zaev pastrimi i listës merr më shumë se njëqind ditë, që do të thotë se zgjedhjet do të jenë në fillim të verës.

Shpresojmë se nuk duhet të bojkotohen zgjedhjet, e dijnë edhe fëmijët e vegjël që nuk mund të përmbushen kushtet deri më 24 prill – pastrimi i listës zgjedhore dhe rregullimi i medias. Por, nëse ka zgjedhje më 24 prill, opozita sigurisht nuk ka ndërmend që t’i shoh zgjedhjet në televizion, tha Zaev.

Udhëheqësja Mirjana Hrga ka kritikuar VMRO-DPMNE-n ku përsëri ka refuzuar të marrë pjesë në program, edhe pse disa ditë më herët kontaktoi dhe ka pritur një përgjigje nga partia.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *