Home / Kryesoret / Zaev: Pesë partitë shqiptare qëndrojnë më afër me LSDM-në

Zaev: Pesë partitë shqiptare qëndrojnë më afër me LSDM-në

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev në një intervist për gazetën austriake Der Standard. ka thënë se  85 përqind e mediave kontrollohen nga pushteti, ndërsa në vendin me 1.6 milion banorë ka 180.000 administratorë.

Standard: Partia juaj SDSM, ka mohuar pjesëmarrjen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 24 prillit. Cilat kushte duhet të plotësohet paraprakisht sipas jush?

Zaev:Ne kemi luftuar për këto zgjedhje për të treguar se zgjedhjet e mëparshme kanë qenë të falsifikuara. Andaj nënshkruam verën e kaluar marrëveshjen e Perzhinës, sipas së cilës, kërkohet zgjedhje të lira, listë të pastër zgjedhore të bërë nga një komision i paanshëm dhe media të lira. Vetë në Austri – marrim si shembull – nuk janë mediat të kontrolluara nga një parti, ndërsa në Maqedoni 85 përqind e tyre kontrollohen nga qeveria. Ne kërkojmë shanse të barabarta. Ne vijojmë të bisedojmë për ligjin e medias me ndërmjetësimin e europianëve.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *