Home / Kryesoret / Zaev: Shtyrja e zgjedhjeve, disfatë për Gruevskin

Zaev: Shtyrja e zgjedhjeve, disfatë për Gruevskin

“Vendimi për anulimin e shpërbërjes të Kuvendit është edhe një disfatë për Nikolla Gruevskin”, kështu deklaroi kreu i LSDM-së, Zoran Zaev duke shtuar se pas gjitha gënjeshtrave dhe inatosjeve me ditë fshehje nga opinioni Gruevski pranoi përgjegjësinë e tij personal se “nuk ka kushte për zgjedhje të drejta dhe demokratike.

“Gruevski dëshiroi ta fus Maqedoninë në një izolim të thellë ndërkombëtar. Me të vetmin qëllim shpëtimin e tij. Gruevski nuk mund ta mbaj peng Maqedoninë. Vetëm një orë më parë ata thonin se nuk lëvizin nga data 24 prill. Asgjë nuk varet nga Gruevski, ai është e kaluara për Maqedoninë. Në Maqedoni do të ketë zgjedhje ku të gjitha partitë do të marrin pjesë në zgjedhje të drejta dhe demokratike. Ndryshimet vijnë në zgjedhje të lira në të cilat do të fitojnë qytetarët”, tha Zaev

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *