Home / Kryesoret / Zaev takon liderët e “Aleancës për shqiptarët”

Zaev takon liderët e “Aleancës për shqiptarët”

Opozita e bashkuar në zgjedhjet e ardhshme do të fitojë pushtetin aktual BDI-në dhe VMRO DPMNE-në. Kështu tha kreu i Lëvizjes për Reforma në PDSH Ziadin Sela, pas takimit që ai dhe kreu i RDK-së Vesel Memeti kishin me kreun e LSDM-së Zoran Zaev.

“Kemi fuqi t’i kundërvihemi BDI-së, PDSH-së bashkë me VMRO-në. Është mëse e qartë se të ishin përfaqësues të popullit shqiptarë nuk do të gjendeshim në këtë situatë që jemi tani. E njëjta parti politike që për 14 vite ka mandat të përfaqësojë interesat e shqiptarëve nuk ka arritur deri tani të ndryshojë asnjë emër të ndonjë rruge as emër shkolle dhe të mos flasim për diskriminimin që e kemi në buxhet”, deklaroi Ziadin Sela, lideri i LR-PDSH-së.

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev nuk e përjashton mundësinë e një koalicioni të mundshëm parazgjedhor me partitë opozitare shqiptare. Por kjo sot nuk ishte temë e diskutimit.

“Sot nuk u fol për asnjë koalicion. Të gjithë mundësitë janë të hapura që do të na çojnë drejt interesit të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Sot biseduam për njëtrajtshmëri, për barazi, për zbatimin e sinqertë të Kushtetutës që u soll pas Marrëveshjes së Ohrit. Sot folëm për barazi të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë para kushtetutës dhe para ligjit”, tha
Zoran Zaev, lideri i LSDM-së

Kreu i LSDM-zë Zoran Zaev ditë më parë takoi edhe kryetarin e Unitetit Gëzim Ostreni. Ndërsa ky i fundit takoi kryetarin e Lëvizjes Besa Bilall Kasamin.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *