Home / Lajme / Botë / Zbulohet varri më i vjetër musliman në Evropë
BURSA (AA) – Kisha e vjetër dhe e braktisur 300 vjeçare armene në Turqi është vënë në shitje me çimim prej 1.5 milionë dollarë. ( Ömer Ercan - Anadolu Ajansı )

Zbulohet varri më i vjetër musliman në Evropë

Zbulohet se varri më i vjetër musliman në Evropës ndodhet në Francë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një hulumtim të publikuar në revistën e artikujve akademik Plus One njoftohet se varreza më e vjetër muslimane në Evropë i përket shekullit të 8-të dhe ndodhet në qytetin Nimes të Francës.

Në hulumtim thuhet se drejtimi i 3 trupave të varrosur në anë të njëri tjetrit është i drejtuar nga Qabeja e cila pranohet si Kible e muslimanëve dhe sipas testimeve me radio karbon është përcaktuar se kockat i përkasin njerëzve me origjinë nga Afrika e Veriut.

Trupat e 3 personave të moshave 20, 30 dhe 50 vjeç për të cilët supozohet se janë nga fisi Berberë (Amazighs) theksohet se kanë mbërritur në Evropë duke marrë pjesë në ushtrinë arabe mes shek. 7 dhe 9.

Varret në Nimes u zbuluan rastësisht në vitin 2006 gjatë disa punimeve të ndërtimit dhe më pas rreth tyre nisën kërkime të gjata.

Krahas testeve të kryera drejtimi i trupave drejt Qabesë të shtrirë në anën e djathtë ka zbuluar se personat e vdekur janë muslimanë.

Në Francë edhe më parë janë zbuluar varre të muslimanëve ku njëri në Marseille që i përket shek. të 13-të dhe në tjetër në Montpellier që i përket shek. të 12-të.

Edhe pse dihet që muslimanët kanë ardhur në Evropë në shek e 8-të, deri më sot nuk kishte ansjë provë që do të mbështeste këto pikëpamje.

Gjithashtu lexo

ISIS paralajmëron sulme në Itali – (VIDEO)

Spanja i kujtoi 14 viktimat e sulmeve të Katalunjës me një meshë të posaçme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *