Home / Kryesoret / Zgjedhja e Presidentit në Kosovë

Zgjedhja e Presidentit në Kosovë

Sot pritet të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës në të cilën pritet të zgjidhet presidenti i Republikës së Kosovës.

Si kandidatë për president, përveç kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçit është edhe deputeti i po kësaj partie, Rafet Rama.

Zgjedhja e Thaçit për president është paraparë në bazë të një marrëveshje për qeverisje ndërmjet dy partive politike, PDK dhe LDK.

Telegrafi.com, në bashkëpunim me RTV Dukagjinin gjatë ditës së sotme do t’ju mbajnë të informuar për të gjitha që do të ndodhin brenda Kuvendit të Kosovës dhe jashtë tij. /Telegrafi/

Snajperistët në të gjitha ndërtesat e larta për rreth Kuvendit e Qeverisë

Snajperistë të shumtë janë pozicionuar në ndërtesat e larta për rreth dy ndërtesave asaj të Kuvendit dhe Qeverisë.

Snajper dhe vëzhgues ka edhe në ndërtesat e Kuvendit dhe Qeverisë. Përplot me policë nga njësitet speciale janë mbushur edhe rrugët anësore që të lidhin me sheshet kryesore të qytetit.

Rama: Opozita ta kuptojë, Thaçi do të jetë president Kryetarja e rinisë së PDK-së, Shpresa Rama tha se ka qenë iniciativë personale e simpatizuesve të PDK të jenë sot në Prishtinë.

Ajo tha se Thaçi gjithmonë është pro-paqes.

“Opozita ta kuptojë se Thaçi do të jetë president”, tha ajo.

Simpatizuesit e PDK-së brohorasin “Thaçi, Thaçi”Simpatizuesit e Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët tashmë ndodhen para selisë së PDK-së, po brohorasin “Thaçi, Thaçi”, ndërkohë e pranishme është edhe kryetarja e rinisë së PDK-së, Shpresa Rama.

Bëhen përgatitjet për seancë

Punëtorët e Kuvendit të Kosovës janë duke kontrolluar teknikën e Kuvendit para fillimit të seancës kur do të votohet për zgjedhjen e presidentit, ndërkaq mësohet se në Kuvend janë larguar edhe shishet e ujit.

Gjithashtu lexo

Aksidentohen dy autobusë dhe dy makina, 15 të lënduar në Strumicë

15 persona janë lënduar dje në një aksident rrugor në rrugën lokale në fshatin Bansko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *