Home / Kryesoret / “Zgjedhjet”, Bejli: Keni parasysh rrezikun

“Zgjedhjet”, Bejli: Keni parasysh rrezikun

Ambasadori i SHBA-ve Xhes Bejli përsëriti qëndrim e ndërkombëtarëve se përmbushja e kritereve të sugjeruara nga ndërkombëtarët është më e rëndësishme se data e zgjedhjeve por përsëri vendimi ju takon liderëve të partive politike në vend.

“Është me rëndësi të shihet se ç’do të sjellë një datë e re. Këto janë çështje për të cilat do të vendosin liderët politik. Sigurisht që duhet të zgjidhni një datë deri në të cilën vlerësoni se do të përmbushen kriteret. Është përmendur 5 qershori, që do të mundësojë gjashtë javë të tjera shtesë për procesin. A është kjo e mjaftueshme? Këtë duhet ta vendosin liderët politik. Kështu që mendoj se është e rëndësishme që para se të shkohet në zgjedhje, gjë që do të vendoset nesër në darkë, të mendoni për të gjitha kriteret. Vlerësimi jonë është që ka rreziqe serioze dhe pyetja që do të parashtroja është “A vlen që të ndërmerren rreziqet e tilla, ose është më mirë që të shtyhet data për disa javë të tjera që t’i mundësohet KSHZ-së të bëjë punën e saj”, deklaroi Xhes Bejli, ambasador i SHBA – së.

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *