Home / Lajme / Botë / Zviceranët në referendum e hodhën poshtë dëbimin e të huajve

Zviceranët në referendum e hodhën poshtë dëbimin e të huajve

Votuesit zviceranë mbrëmë në referendum e hodhën poshtë iniciativën kontraverse të Partisë së djathtë nacionaliste, e cila parasheh dëbimin automatik të të huajve, të cilët do të jenë të dënuar për çdo, qoftë edhe për vepra të vogla penale, tregojnë rezultatet zyrtare.

Iniciativën e hodhën poshtë 59 për qind të votuesve, theksohet në faqen e Qeverisë së Zvicrës.

Jehona e votuesve ishte 69 për qind, që është më e madhja që nga viti 1992.

Iniciativa parashikonte dëbimin automatik të të huajve për shkak të veprave të rënda penale si dhunime ose vrasje, por gjithashtu edhe në raste të shkeljeve më të vogla penale si vozitje me shpejtësi ose ofendim verbal të policit, nëse kryhen dy herë në afat prej dhjetë viteve.

Gjithashtu lexo

Pakistan: Vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të bombës

Një bombë rrugore, e cila ka pasur cak një konvonj me trupa ushtarake në jugperëndim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *