Home / Lajme / Botë / 10 vendet më të lumtura në botë; ja lista!

10 vendet më të lumtura në botë; ja lista!

Danimarka është vendi më i lumtur në botë. Ky është përfundimi i një raporti për vitin 2016, për Lumturinë në Botë, i hartuar nga OKB. 10 vendet më të lumtura në botë janë: Danimarka, Zvicra, Islanda, Norvegjia, Finlanda, Kanadaja, Holanda, Zelanda e Re, Australia dhe Suedia.

Në krahasim me një vit më parë, danimarka ishte në vendin e tretë, pas Zvicrës dhe Islandës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë renditur në vend të 13, Mbretëria e Bashkuar në vend të 23, Franca në vend të 32, dhe Italia në vend të 50. Në analizën e OKB-së janë marrë në shqyrtim 157 vende në botë… PO Shqipëria? Vendi ynë renditet në vend të 109. Shqiptarët kanë lënë pas Evropë vetëm Bullgarinë, ndërsa jemi në një listë me vendet e Afrikës apo Lindjes së Mesme. Maqedonia renditet e 95-ta.
Madje edhe Kosova në këtë rendite është në vendin e 77-të. Raporti ka analizuar bruto prodhimin e brendshëm për kokë banori, përkrahjen sociale, jetëgjatësinë, lirinë për të bërë zgjedhje, bujarinë, perceptimin e korrupsionit dhe faktorë. Në fund të listës është Burundi.
2-17

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *