Home / Showbiz / 20 arsyet pse Dua Lipa është një yll

20 arsyet pse Dua Lipa është një yll

Revista prestigjioze Forbes i ka kushtuar një artikull këngëtares së famshme shqiptare, Dua Lipa, duke parashikuar se ajo do të bëhet një yll i madh botëror i muzikës.

1. E ka të vështirë t’ia shqiptosh emrin. (Të huajt e kanë të vështirë ta thonë emrin – “dwa” apo “duwa”). Revista sqaron se emri i saj është në shqip dhe nënkupton ‘dashuri’.

2. Muzika e saj është e nivelit të lartë. Në gjashtë muajt e fundit ajo është krahasuar me disa prej artistëve më me nam dhe pritshmëritë janë të mëdha.

3. Ajo nuk mund të ndalet. Statistikat tregojnë se këngëtarja është në ngritje të vazhdueshme dhe tash numëron dhjetëra miliona klikime në YouTube.

4. Ajo ka një llogari të bukur të Instagramit. Me një koleksion shumëngjyrësh ‘selfiesh’, foto promovuese dhe video, Dua qe një kohë po e kultivon bazën e saj të fansave në rrjetet sociale. Për këtë e ndihmon fakti se ajo është jashtëzakonisht me stil me një prapavijë prej modeleje. Aktualisht ajo numëron mbi 75 mijë ndjekës në Instagram, shkruan Telegrafi

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *