Home / Kryesoret / 200 mijë maqedonas duhet të fshihen nga lista zgjedhore pasi kanë ikur nga Maqedonia.

200 mijë maqedonas duhet të fshihen nga lista zgjedhore pasi kanë ikur nga Maqedonia.

200 mijë qytetarë të Maqedonisë janë pajisur me pasaporta bulgare. Kështu ka deklaruar deputetja në Parlamentin e Maqedonisë, Roza Tupuzovska Karevska në emisionin “Në Qendër” të drejtuar nga Vasko Eftov.

Për here të pare deputetja maqedonase pranon se 200 mijë maqedonas kan ikur nga Maqedonia me pasaportë bulgare. Kjo nënkupton se në regjistrimin e ardhëshëm të Maqedonisë duhet të jenë 200 mijë Maqedonas më pak, poashtu edhe në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare.

“Nuk është ashtu Vasko, ato 60 mijë duhet ti shumëzojm me 3, sepse ato kanë familje dhe mund të thuhet se kemi ardhur deri më 200 mijë njerëz. Kjo është një çështje që duhet seriozisht analizuar dhe të kërkohet një mundësi që opozita të gjejë zgjidhje se si do ti mobilizoj ata qytetarë të papërcaktuar me një platformë reale”, ka dekluaruar Karevska duke shtuar se Ali Ahmeti dhe BDI po prezantohen shtetformues dhe ato kanë vizion të qartë për Maqedoninë, dhe se partite maqedonase luftojnë vetëm se si ti fitojnë zgjedhjet dhe të hyjnë në pushtet.

“Kohën e fundit po vërej se edhe në emisionet e fundit që po i dëgjoj në Alsat-M, BDI-ja dhe Ali Ahmeti po prezentohen si parti shtetformuese, ata po kujdesen për shtetin, për të mirën e qytetarëve, vetëm ata po shohin perspektivë. Sipas BDI-së partitë maqedonase luftojnë vetëm sesi ti fitojnë zgjedhjet dhe të hyjnë në pushtet. Tani më nuk bëhet fjalë vetëm për fitues në luftë, ajo çështje ka mbaruar, ka kaluar shumë kohë që nga viti 2001, ai I fitoi të gjitha ato benefite të asaj lufte, tash bëhet fjalë për diçka shumë më të madhe”, ka deklaruar Karevska.

Ndryshe 200 mijë qytetarë maqedonas që kanë ikur janë nga Maqedonia lindore, si Gjevgjeli, Strumicë, etj. Mirëpo është për habi fakti dhe duhet të analizohet mirenga ana e KSHZ-së, dhe të dalin në terren nëpër këto qytete sesi është e mundur që qytetarët ikin ndërsa votuesit mbeten?

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *