Home / Lajme / Rajon / 23 vjeçari me arsenal armësh pranë shtëpisë

23 vjeçari me arsenal armësh pranë shtëpisë

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 23-vjeçar pasi i është gjetur një arsenal armësh pranë shtëpisë së tij.

Ardian Tusha, nga fshati Manskuri i Durrësit për shkak të një konflikti pronësie ka kanosur me pushkë një 50-vjeçar. Gjatë kontrollit të ushtruar në një pyll pranë shtëpisë iu gjetën dhe sekuestruar një pushkë 20-tshe, me një krehër me 10 fishekë, një automatik model 56, 247 copë fishekë model 56 dhe një dorezë e grushti e një palë dylbi.Mbi të riun rëndon akuza e kanosjes dhe armëmbajtjes pa leje.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *