Home / Kryesoret / 24 Mars 1999, kur niste shpëtimi i Kosovës

24 Mars 1999, kur niste shpëtimi i Kosovës

Sot mbushen 17 vjet prej fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë.

Përfshirja e Aleancës Veriatlantike në luftën e Kosovës ka mundësuar, që pas fushatës 78-ditëshe, të dëbohen forcat serbe nga Kosova.

Pas dëbimit të tyre, në trojet e veta janë kthyer gati një milion refugjatë shqiptarë dhe është instaluar një administratë ndërkombëtare, e cila ka administruar vendin deri në shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, transmeton Koha.

Megjithatë, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, mbetet ende aktiv, ndërsa pavarësimi nuk e ka zgjidhur plotësisht mosmarrëveshjen me Serbinë, me të cilënKosova tani mban bisedime.

Bombardimet kanë përfunduar me miratimin rezolutës 1244 të Këshillin e Sigurimit pranë OKB-së. Si rezultat i kësaj ishte arritur largimi i forcave serbe ngaKosova dhe hyrja e trupave të NATO-s. Në kuadër të KFOR në Kosovë në vitin1999″>1999 kishin hyrë 37 mijë e 200 ushtarë nga 37 vende.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *