Home / Lajme / Maqedoni / 30 letërnjoftime në adresën e deputetes, të gjithë nga Pusteci i Shqipërisë

30 letërnjoftime në adresën e deputetes, të gjithë nga Pusteci i Shqipërisë

Mbi 30 letërnjoftime janë regjistruar me një adresë të vetme, atë të deputetes së Partisë Socialiste, Vladanka Avirovic, që është në koalicion me VMRO-DPMNE.

Bëhet fjalë për rrugën “Kiro Krstevski” në Shkup, ku aty nga viti 2013 me një adresë figuronin 30 veta, ndërsa bëhet fjalë për një apartament të zakonshëm. Nga ana tjetër, të gjithë të regjistruarit thuhet se janë shtetas të Shqipërisë nga Pusteci, të deklaruar si maqedonas dhe që janë pajisur edhe me shtetësinë e Maqedonisë, raporton INA.

Më 12 shkurt kreu i bashkisë minoritare të Pustecit, Edmond Themelko u arrestua nga autoritetet maqedonase me akuzën për pjesëmarrje në manipulime zgjedhore në Maqedoni. Themelko e quajti arrestimin politik, ndërsa u la i lirë një ditë më pas.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *