Home / Lajme / Botë / “45 përqind e të vrarëve në Siri janë fëmijë dhe gra”
STAMBOLL (AA) - Rrjeti i të Drejtave të Njeriut në Siri (SNHR) ka deklaruar se vetëm muajin e kaluar në këtë vend kanë humbur jetën 1 mijë e 378 civilë. ( Ibrahim Ebu Leys - Anadolu Ajansı )

“45 përqind e të vrarëve në Siri janë fëmijë dhe gra”

Rrjeti i të Drejtave të Njeriut në Siri (SNHR) ka deklaruar se vetëm muajin e kaluar në këtë vend kanë humbur jetën 1 mijë e 378 civilë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në raportin e tij të muajit shkurt SNHR thotë se: “Përqindja e fëmijëve dhe grave të cilët kanë humbur jetën për shkak të luftimeve është rritur në 45. Dhe kjo është një tregues i qartë që forcat e regjimit kanë si objektiv kryesor civilët. Nga 651 civilët e vrarë nga forcat e regjimit dhe militantët pro tyre në muajin e kaluar 182 ishin fëmijë, ndërsa 110 ishin gra. Ndërkohë në mesin e tyre ishin dhe 32 persona të cilët kanë humbur jetën për shkak të torturave”.

Në raportin në të cilin thuhet se 9 civilë ku 3 prej të cilëve ishin fëmijë janë vrarë nga organizata terroriste PYD më tej shkruhet: ”382 civilë janë vrarë nga disa forca të cilat veten e tyre e quajnë si rusë. Në mesin e tyre ishin 22 fëmijë dhe 63 gra. DAESH ka vrarë 207 civilë nga të cilët 28 fëmijë dhe 51 gra. Ndërkohë Al Nusra ka vrarë një civil ku vdekja e tij konstatohet se ka ndodhur për shkak të torturës. Grupet të tjera thuhet se janë bërë shkak për vdekjen e 84 personave nga të cilët 21 fëmijë dhe 18 gra. Nga ana tjetër numëri i personave të cilët kanë ikur për shkak të luftës civile dhe janë mbytur në detin mesdhe si dhe i atyre të cilët janë vrarë me anë të bombave ku autori nuk dihet shkon në 42 nga të cilët 13 fëmijë dhe 7 gra. Nga ana tjetër 2 civilë janë vrarë nga Forcat e Koalicionit Ndërkombëtarë nga të cilët një ishte fëmijë”.

Në raportin në të cilin thuhet se për shkak se të vrarët nga ana e opozitarëve gjenden ende në frontin e luftës shifra e dhënë është e ulët dhe se ajo mund të jetë shumë më e lartë.

Në raport gjithashtu theksohet se forcat e regjimit të Asadit janë duke shkelur të drejtat e njeriut në Siri dhe se ”Disa grupe radikale duke përfshirë këtu edhe PYD-në janë duke kryer veprime të cilat mund të konsiderohen si krim lufte”.

Në raportin në të cilin i bëhet thirrje Këshillit të Sigurimit pranë Kombeve të Bashkuara theksohet se përgjegjës për situatën e krijuar në Siri është Rusia, Irani dhe Kina të cilat ndihmojnë regjimin e Asadit.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *