Home / Kryesoret / Rreth 1.5 milion votuesve në vend iu është vërtetuar e drejta e votës

Rreth 1.5 milion votuesve në vend iu është vërtetuar e drejta e votës

Rreth 1.5 milion votuesve në vend iu është vërtetuar e drejta e votës, gjatë kontrollit të kryqëzuar të bazës së të dhënave.

Për 330.000 votues dhe adresa që dolën si jo ekzistuese, në periudhën e ardhshme do të ketë kontroll në terren ose administrativ.

Nga KSHZ-ja sqaruan se për të dhënat që nuk janë vërtetuar gjatë kontrollit të kryqëzuar ekziston një shkallë e caktuar e dyshimit, si për shembull, në bazë të më shumë banorëve në një adresë ose dhënies së nënshtetësisë ose marrjes së letërnjoftimit.

Anketuesit nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor prej sot nisin me kontrollin në terren të 89.383 votuesve të dyshuar në Listën Zgjedhore, ndërsa deri me 3 prill këto kontrolle duhet që të janë gati./

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *