Home / Lajme / Botë / 61 persona të vrarë nga rrëzimi i një avioni civil në jug të Rusisë

61 persona të vrarë nga rrëzimi i një avioni civil në jug të Rusisë

Një avion civil i cili udhëtonte nga Dubai në Rusi, është rrëzuar në jug të këtij ku kanë humbur jetën 61 persona.

Sipas Press TV, Ministria për emergjenca e Rusisë tha se avioni i tipit Boeing shtunën në mëngjes sipas kohës lokale, është rrëzuar në aeroportin “Rostov- An Dan”, në jug të Rusisë.

Sipas zyrtarëve rusë, ky avion bartte 55 udhëtarë dhe 6 pjesëtarë të ekuipazhit ku të gjithë kanë humbur jetën.

Sipas këtij raporti, ky avion gjatë përpjekjes së parë nuk ka mundur të ulet në aeroport, ndërsa gjatë uljes së dytë ka hasur në pengesa dhe është rrëzuar. Sipas një zyrtari lokal shumica e pasagjerëve që kanë humbur jetën në këtë ngjarje të hidhur kanë qenë rusë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *