Home / Lajme / Maqedoni / Ademi: Në vendbanimin Shemshovë të Tetovës ndërtohet salla e sportit dhe çerdhja

Ademi: Në vendbanimin Shemshovë të Tetovës ndërtohet salla e sportit dhe çerdhja

Ministri i arsimit, Abdilaqim Ademi bënë të ditur se punohet intenzivisht në objektin e sallës së sportit në venbanimin Shemshovë në Tetovë. Sipas tij këto investime janë bërë falë angazhimit të partisë së BDI-së të udhëhequr nga Ali Ahmeti.

Ministri Ademi shkruan e në këtë objekt do të ndërtohet edhe çerdhe për fëmijët e moshës 3 deri në 5 vjeçare.

Më poshtë e keni postimin e plotë.

Punohet me intenzitet të plotë në objektin e sallës së sportit në venbanimin Shemshovë.
Edhe nxënësit e shkollës fillore në Shemshovë dhe banorët e këtij vendbanimi do të kenë sallë të sportit me kushte bashkëkohore.
Gjithashtu në të njejtin objekt ndërtohet edhe çerdhe për fëmijët e moshës 3 deri në 5 vjeçare.
Investim i MASH-it dhe përkrahur nga deputetët e BDI-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *